MENU
klinika

Tragjike!

Gjendet i vdekur trupi i prezantueses së njohur

15.02.2020 - 20:01

Prezantuesja e njohur e “Love Island”, Caroline Flack ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e huaja familja e saj, por ata nuk tregojnë shkakun.

Trupi i pajetë është gjetur në apartamentin e saj dhe mediat thonë se ajo mund të ketë vrarë veten ditën e Shën Valentinit.

Vdekja e prezantueses ka ardhur e papritur për të gjithë, pasi ajo para se të ndërronte jetë ka qenë aktive edhe në Instagram.

Vdekja e saj ka ardhur pak ditë pasi Caroline tha se do të flasë për jetën e saj personale dhe do të tregojë gjithçka që lidhet me të. Gjithashtu, në 14 shkurt i dashuri i saj ka postuar në Instagram një foto ku i tregon se e do shumë.