MENU
klinika

Vendimet e Disiplinës

Gjoba për të tërë, Tirana dënohet me 5 mln lekë

25.02.2020 - 15:01

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimin për ngjarjet e javës së kaluar në Kategorinë Superiore. Ato që morën vëmendje të madhe ishin stolat e thyer në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”.

Si fillim ishte ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës ajo që pati më shumë problematika, teksa pas takimit u konstatuan mbi 160 stola të thyer, ku pjesa më e madhe vinte nga sektori i tifozëve bardheblu.

Ndërkohë, problematikë pati edhe në ditën tjetër po në të njëjtin stadium në sfidën mes Partizanit dhe Bylisit. Pavarësisht se individët janë identifikuar dhe madje janë ndaluar e gjobitur nga policia, sërish Komisioni i Disiplinës është “kënaqur” me gjobat financiare ndaj klubeve.

Kështu, klubi i Tiranës është dënuar me masën financiare prej 500.000 lekësh të rinj. Sakaq, në masën e 100.000 mijë lekëve të rinj është penalizuar Kukësi dhe Skënderbeu. Partizani dhe Bylis janë gjobitur me nga 50 mijë lekë të rinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN