MENU
klinika

Nga The Hill

Gjyqi i Trumpit nuk ka mbaruar!

14.02.2020 - 20:28

Megjithëse presidenti amerikan doli i pafajshëm në gjyqin e tij të fajësimit nga republikanët e Senatit, siç e përshkruajnë disa senatorë, kjo nuk është domosdoshmëri kur bëhet fjalë për gjykimin.

Avokati Alan Dershowitz argumentoi gjatë gjykimit në Senat, “se nëse një president beson se rizgjedhja e tij ishte në interesin kombëtar, ai mund të bëjë asgjë”.

Edhe pse është gjithashtu e qartë se sjellja e pahijshme nuk ka nevojë të parashikohet për një vepër penale, akuzat kundër këtij presidenti janë të drejta, sepse ai ka kryer krime.

Në përputhje me një mendim të Departamentit të Drejtësisë, presidenti argumentoi se ai nuk ishte subjekt i aktakuzës dhe ndjekjes penale gjatë kohës që ishte në detyrë.

Edhe nëse një president shmang largimin nga detyra, kjo mbetet një njollë. Nëse do të ketë një efekt më të madh në të ardhmen do të varet nga faktet, veçanërisht zbulimet e mundshme nga dëshmitarët.

Ne nuk e dimë nëse do të ketë dëshmi të reja nga zyrtarë aktualë dhe ish-qeveritarë. Disa nga këto informacione janë subjekt i procesit gjyqësor në pritje. As nuk dimë përmbajtjen e të dhënave të ndryshme financiare dhe tatimore përpara gjykatave.

Zbulimi i fakteve të tilla mund të ndryshojë opinionin publik dhe kongresit edhe pas një rizgjedhjeje të suksesshme.

Stuart Gerson është anëtar themelues i Checks & Balances, një organizatë kushtuar sundimit të ligjit dhe është këshilltar kryesor në El Paso kundrejt Donald Trump. Ai shërbeu si asistent prokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Hill/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'do të ndodhë me presidentin amerikan?

Hetimet për shkarkimin/ Cilat janë fazat e ardhshme?


Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin