MENU
klinika

Nënstacioni i Poçemit

Greva e urisë, rëndohet gjendja shëndetësore e 14 punonjësve

19.02.2020 - 10:07

Grevistët e Poçemit janë futur sot në ditën e 7 të grevës së tyre të urisë.

Janë 14 punonjës të nënstacionit elektrik dhe pompimit të ujit në Poçem që ndodhen në grevë urie për 27 pagat e prapambetura.

Sipas grevistëve, gjendja shëndetësore e tyre është duke u përkeqësuar.

Ndërkohë, dy nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit e kishin të domosdoshëm serumin ditën e djeshme.

Por pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund, duke sakrifikuar edhe jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk bien dakort me ofertën e kompanisë

Naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë