MENU
klinika

"Paguani punëtorët"

Greva në Ballsh/ Kryemadhi letër Ministrisë së Energjisë

16.02.2020 - 19:32

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër prokurorit të përgjithshëm, kryetarit të KLSH-së, Ministrisë së Energjisë dhe Avokates së Popullit lidhur me grevën e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem.

Kryemadhi kërkon që Ministria e Energjisë të marrë masat menjëherë për dhënien e pagave të prapambetura për punonjësit si edhe zbardhjen e veprimeve dhe mosveprimeve të agjencive të shtetit që kanë për detyrë monitorimin e zbatimit të kontratës së subjektit privat. Sipas kryetares së LSI-së, agjencitë e shtetit që duhet të bënin monitorimin e kanë lënë agravimin e kësaj situate me vetëdije duke shkelur të drejtat e punonjësve.

kolana e librave

16 punëtorët sot u futën në ditën e katërt të grevës duke kërkuar pagat që sipas tyre kanë 27 muaj që nuk i marrin. Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar.

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi dje se është takuar me përfaqësuesit e punonjësve për ndërmjetësuar me palën operuese të rafinesrisë për pagat që nuk kanë marrë, por deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në veprimtarinë e kompanisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN