MENU
klinika

Si paraqitet gjendja e tyre?

Naftëtarët hynë në ditën e 6-të të grevës

22.02.2020 - 13:13

Vështirësohet gjendja shëndetësore e punonjësve të uzinës së Ballshit. Që prej 6 ditësh punonjësit e uzinës së Ballshit vijojnë grevën e urisë. Teksa prej 3 ditësh kanë refuzuar ndihmën mjekësore, gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet.

Në këto 6 ditë janë zhvilluar takime mes përfaqësuesve greviste, nga ministria dhe përfaqësues të uzinës por akoma nuk ka një zgjidhje konkrete. Ndonëse është premtuar marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës, çdo gjë mbetet ende me kuadër të fjalëve.

Aktualisht në këtë grevë marrin pjesë 10 punonjës të Uzinës së Ballshit. Edhe mbështetës të grevistëve shprehen se nuk ka kthim pas pa marrë zgjidhje konkrete situata. Grevistët kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një tubim paqësor, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të Ballshit që t’i bashkohen kësaj nisme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk bien dakort me ofertën e kompanisë

Naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë