MENU
klinika

Tifozët e Partizanit për derbin

“Guerrils” sfidojnë policinë: Pa karta identiteti!

27.02.2020 - 14:36

Na ndajnë pak më shumë se 24 orë nga derbi Tirana-Partizani dhe tifozët e dy ekipeve po përgatisin detajet e fundit, ashtu si skuadrat në fushën e stërvitjen po bëhen gati për ndeshjen e tretë këtë sezon mes tyre.

Shtohet përgjegjësia te klubi organizator Tirana, por edhe forcat e sigurisë dhe rendit, që duhet të menaxhojnë një përplasje përherë të ethshme, sidomos në shkallët e stadiumit.

Detyrimit të uniformave blu, për të mos lejuar asnjë tifoz të hyjë në “Air Albania Stadium” pa kartë identiteti, “Ultras Guerrils” i janë përgjigjur me kundërshti të hapur. Ata e konsiderojnë një masë të tillë si represion federatë-shtet, të cilës nuk do t’i nënshtrohen.

NJOFTIMI I “ULTRAS GUERRILS”

“Nesër në “Qemal Stafa” luan Partizani! “Guerrils” ju fton të gjithëve t’i bashkohen marshimit të madh, që do të nisë nga Baza në orën 17:00 për ta kurorëzuar dominimin e kuq në çdo front, ashtu siç tradita jonë e do, ashtu siç e kërkon tifozëria e kuqe.

Por! Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se “Ultras Guerrils” do të vijojnë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë me përdhunë!

Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium, nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti! Ne nuk do të shkelim kurrë mbi veten tonë! Dje, sot, përjetë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN