MENU
klinika

Bundesliga, java 23

Haaland nuk njeh limite, Dortmund ndjek Bayern

22.02.2020 - 17:27

Borussia e Dortmund po bën shumë në kampionat dhe në Champions League. Verdhezinjtë fituan 2-0 në transfertë ndaj Werder Bremen. Erling Haaland bëhet sërish protagonist me gol.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa në të dytën Dortmund shënon në 52’ me Zagamodou. Në 66’, Haaland dyfishon shifrat, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.  Nëntë gola për norvegjezin në Bundesliga në 6 ndeshje.

Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: B.Monchegladbach-Hoffenheim 1-1, Freiburg-Dusseldorf 0-2 dhe Hertha Berlin-Koln 0-5. Dortmund ngjitet në vend të dytë, në pritje të ndeshjes Schalke-Leipzig.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN