LDK dhe LVV janë duke diskutuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.
Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”. Bëhet me dije se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet. Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.
Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë. Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen. Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.
Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës. Deri më tani VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit,