MENU
klinika

Cakaj takon ministrin slloven

“Hapja e negociatave për Shqipërinë, peshë për thellimin e reformave në rajon”

15.02.2020 - 10:03

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, z. Miro Cerar.

Në diskutim, palët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë e veçantë të çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020.

“Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi!”- u shpreh Cakaj në një postim në Facebook lidhur me takimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi mes ministrave të Jashtëm

Cakaj takon homologun grek, zbardhet biseda

"Me rëndësi liberalizimi i vizave për..."

Cakaj takon zyrtarin e lartë të BE, ja për çfarë diskutuan