MENU
klinika

Duartroket marrëveshjen

Haradinaj kërkon finalen e madhe Kosovë-Serbi

14.02.2020 - 11:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat në Mynih, raporton Gazeta Express. Në një shkrim në Twitter, Haradinaj ka thënë se e duartroket këtë marrëveshje. Ai shton se tani është koha për finalen e madhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell dhe presidentit amerikan për udhëheqje dhe lehtësim efektiv të normalizimit dhe funksionimit të hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke si ka potencuar presidenti amerikan në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj.

kolana e librave

Përmes marrëveshjeve, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë, e cila erdhi befasishëm për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshjet, taksa dhe reciprociteti

Në Mynih, takimet midis Grenell-Thaçi-Vuçiç