MENU
klinika

NBA

Houston bie në fund, fitojnë Clippers

10.02.2020 - 11:13

NBA vijon me spektaklin. Utah Jazz ka mposhtur 114-113 Houston, pas një koshi për 3 pikë të Bogdanovic në sekondën e fundit të lojës.

Skuadra e Houston kujtoi se e fitoi ndeshjen (Westbrook 39 pikë dhe Harden 28 pikë, 10 rebound e 10 asist), por në sekondën e fundit erdhi koshi i Bogdanovic, që deri në ato momente kishte qenë në hije.

Për Jazz u dalluan Clarkson me 30 pikë e Mitchell me 24, duke marrë një fitore që i mban në vendin e katërt në Perëndim.

Pa probleme fiton skuadra e Clippers, që mundi 133-92 Cleveland jashtë fushe. Për miqtë u dalluan Lou Williams me 25 pikë e George me 22 pikë.

Në sekondën e fundit fiton edhe Boston, që mundi 112-111 Oklahoma, sukses që erdhi nga dyshja Walker-Tatum, 53 pikë së bashku. Philadelphia triumfoi 118-111 ndaj Chicago, me Korkmaz që realizoi 31 pikë, ndërkohë që pas dy kohëve shtesë fitoi Atlanta, që mundi 140-135 New York (Young 48 pikë e 13 asist).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN