MENU
klinika

E thotë menaxheri i tij

“Hysaj do të largohet në verë nga Napoli”

11.02.2020 - 22:13

Me shumë mundësi, Elseid Hysaj do të largohet në fund të këtij sezoni nga Napoli. Këtë e thotë Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shqiptar.

Për përfaqësuesin e Kombëtares së Shqipërisë është përfolur se do të largohej nga klubi italian në afatin kalimtar të janarit, por ai qëndroi në klub pas ardhjes së Gennaro Gattusos në stolin e trajnerit.

“Kemi folur për këtë, Napoli e di gjendjen e tij. Do të presim për përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë ndodh. Me shumë mundësi do të largohet. Ekziston dëshira për zgjatjen e kontratës dhe për shitjen e tij në verë. Nuk i dua më dy lojtarë të mi në të njëjtin rol”, – tha Guiffredi.

26-vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe dy të tjera në Kupën e Italisë. Napoli përballet nesër me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN