MENU
klinika

Serie A, Java 24

Hysaj jep asist, Mertens i dhuron fitoren Napolit

16.02.2020 - 20:01

Pasi ka mposhtur Interin në mesjavë për Kupë, Napoli fiton edhe në Sardegna ndaj Cagliarit. Ka mjaftuar një gol i Mertens në pjesën e dytë që të kaltrit të afrohen me zonën europiane.

Elseid Hysaj luajti titullar në këtë ndeshje dhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar që dha asistin e golit të fitores. Hysaj u zëvendësua në minutën e 80-të nga probleme fizike.

Napoli parakalon pikërisht Cagliarin, por edhe Milanin me Bologna-n. Zona e Champions League është shumë larg, prandaj Napoli duhet të kënaqet me një vend në Europa League, ku ka një konkurrencë të fortë.