MENU
klinika

Incidenti me efektivin e FNSH në Fier

I dehur në timon, iu fut në shtëpi 70-vjeçarit dhe e plagosi

13.02.2020 - 09:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka plagosur me armë zjarri një 70-vjeçar.

Paulin Shpani, 41-vjeç ngiste në gjendje të dehur makinën e tij tip “Benz”, ku si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e S.M,  70 vjeç, në lagjen ‘Sheq i Madh”.

Pas kësaj efektivi i FNSH është konfliktuar me pronarin e kësaj banese 70-vjeçarin S.M, të cilin e ka plagosur në dorë me armën e shërbimit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat të shumta policie, që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa Paulin Shpani është shoqëruar në polici ndërsa ndaj tij SHÇBA ka nisur një hetim.