MENU
klinika

Dhunon fqinjët dhe i kërcënon

I sëmuri mendor terrorizon lagjen me armë në dorë

12.02.2020 - 18:34

Një person me probleme të shëndetit mendor ka terrorizuar për disa minuta fqinjët e tij, duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Ngjarja është regjistruar në fshatin Shushicë të Elbasanit rreth orës 15:00.

Personi me probleme mendore ka ushtruar dhunë ndaj disa prej fqinjëve pas një konflikti banal.

Situata për pak sa nuk ka dalë jashtë kontrollit pasi ky person personi ka kërcënuar se do qëllonte me armë ndaj tyre. Ndërkohë është njoftuar policia për incidentin e dhunshëm dhe është bërë shoqërimi i tij për në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

kolana e librave

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia.