MENU
klinika

Talenti 19-vjeçar kuqezi

Igli Tare merr edhe një tjetër shqiptar te Lazio

05.02.2020 - 21:05

Një tjetër shqiptar i bashkohet Lazios, aty ku edhe më parë ka pasur dhe ka kuqezinj. Lazio kthehet në një “koloni” shqiptarësh dhe këtë herë ka siguruar firmën e talentin 19-vjeçar Dejan Liço.

I dalë nga akademia e Skënderbeut, sulmuesi ka firmosur ditën e sotme me skuadrën italiane dhe do të vijojë karrierën në Itali. Kuptohet, një rol të rëndësishëm luan drejtori sportiv, Igli Tare.

Liço ka qenë pjesë e Sporting Lisbonës, Leganes dhe Perugias për të firmosur më pas me Lazion. Ish-lojtari i Skënderbeut do të ketë mundësi të shpalosi talentin e tij për të arritur më pas te skuadra e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN