MENU
klinika

Video

Incident gjatë koncertit, çfarë i ndodhi Elvana Gjatës?

23.02.2020 - 14:21

Këngëtarja Elvana Gjata ka performuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, ku ka ngritur në këmbë publikun me këngët e zërin e saj.

Mirëpo, gjatë perfomancës në skenë, këngëtares i ka ndodhur një incident. Teksa i jepte dorën fansave të saj, dikush nga publiku ia kapi dorën këngëtares duke e tërhequr fort.

Elvana desh u rrëzua mes turmës, megjithatë arriti ta lironte dorën e saj në kohë teksa vazhdoi sërish me performancën.

Vetë këngëtarja e ka ndarë videon në InstaStory, duke treguar se e ka kaluar duke qeshur këtë situatë.

“Iku dora.”– shkruan ajo me humor krahas postimit.