MENU
klinika

Ndeshjet e para në Europa League

Inter bën “detyrën”, United shmang humbjen

20.02.2020 - 20:51

Kanë përfunduar tetë ndeshjet e para në Europa League. Nuk kanë munguar edhe surprizat, por ekipet e mëdha si Inter dhe Manchester United kanë marrë rezultate premtuese për kualifikimin.

Inter fitoi 2-0 në Bullgari ndaj Ludogorets. Një sukses që e afron me kualifikimin ekipin zikaltër. Golin e parë të takimit e shënoi Christian Eriksen, rrjeta e parë e danezit me ekipin e ri. Në limite Lukaku dyfishoi me penallti.

Ndërsa Manchester United barazoi 1-1 në fushën e Clube Brugge. Belgët shënuan të parët, ndërsa Martial barazoi në 36’, duke shmangur humbjen. Anglezët patën disa raste në pjesën e dytë, por Mata me shokë gabuan para portës.

Edhe Sevilla shmangu humbjen në Rumani, ndërsa spikat fitorja e thellë 4-1 e Frankfurt ndaj Salzburg. Thyhen në ndeshjet e para ekipe si Ajax dhe Benfica.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Goleadë e Atalantës, surprizon Leipzig

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Thyhen kampionët, super Haaland sfumon Neymar