MENU
klinika

Europa League

Inter dhe Manchester Utd kalojnë pa probleme

27.02.2020 - 22:58

Ndryshe nga ndeshjet e para të Europa League, në të dytat pati surpriza, por ekipet e mëdha si Manchester United dhe Inter janë kualifikuar për në fazën tjetër.

Kështu, Inter, pas fitores 2-0 ndaj Ludogorets në Bullgari, ka përmbysur në “San Siro” 2-1, në një stadium të boshatisur për shkak të masave të marra ndaj Koronavirusit. Lukaku ka shënuar një gol “aksidental”.

Manchester United nuk e diskuton Club Brugge. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa në kthim “Djajtë e Kuq” fitojnë 5-0, ku tre gola u shënuan në pjesën e parë, teksa kundërshtari mbeti me 10 lojtarë.

Eliminohet Ajax së bashku me Celtic. Holandezët fituan 2-1, por takimin e parë e kishin humbur 0-2 në Getafe. Disfatë e skuadrave portugeze, teksa janë eliminuar të gjitha. E fundit ishte Benfica. Ndërsa Arsenal dhe Olympiacos do ta zgjidhin në shtesë.

Sevilla, skuadra që e ka fituar më shumë këtë kompeticion (5 herë), barazon 0-0 me Cluj, por kalon më tej falë barazimit 1-1 në Rumani në ndeshjen e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN