MENU
klinika

Rrëfimi i Kylian Mbappe

“Isha 14 vjeç, me Zidane u ndjeva si në Hënë”

26.02.2020 - 19:34

Para dy vitesh luante me Monaco, një yll që sapo kishte filluar të shndërrijë, ndërsa tani është futbollisti më i shtrenjtë në planet. Një kampion bote si Kylian Mbappe do ta kishte dëshirë çdo trajner ta kishte në skuadër, madje edhe Zinedine Zidane.

Mbappe kujton një episod mjaft interesant pak ditë para ditëlindjes së tij të 14-të. Babai i tij kishte marrë një telefonatë nga njerëzit e drejtorit të atëhershëm të Real Madrid, Zinedine Zidane. Francezi kishte ftuar Mbape të zhvillonte një stërvitej me “Los Blancos”.

Djaloshi shkoi dhe takoi trajnerin, që e priste në aeroport dhe hipën në makinën e bukur të teknikut francez. Mbape ishte në dyshim nëse duhet t’i hiqte këpucët.

SURPRIZA – “Pak para se të mbushja 14 vjeç, pata një surprizë të mahnitshme. Babai im mori një telefonatë nga dikush në Real Madrid duke më ftuar që të shkoja në Spanjë për një seancë stërvitore gjatë pushimeve.

Ishte një surprizë, sepse në fakt ata i kishin thënë babait tim se Zidane dëshiron të shohë djalin tuaj. Në atë kohë, Zizu ishte drejtori sportiv i klubit. Sigurisht, ishte si të ishe në Hënë.”

FAMILJA – “Nuk ishte aq e thjeshtë. Skautët po fillonin të vinin në ndeshjet tona dhe unë po merrja vëmendjen nga media. Kur je 13 vjeç, nuk di si ta përballosh këtë. Kishte shumë presion dhe familja ime dëshironte të më mbronte nga gjithçka.

konica sportkonica sport mobile

Ishte ditëlindja ime e katërmbëdhjetë atë javë dhe ajo që nuk dija është se prindërit e mi po organizonin gjithçka me ekipin tim në atë kohë për të më çuar në Madrid si dhuratë. Unë nuk u thashë miqve të mi më të afërt, sepse isha shumë nervoz. Nëse gjërat nuk do shkonin mirë, nuk do të doja të kthehesha në lagjen time.”

MOMENTI PIKANT – “Unë kurrë nuk do ta harroj momentin kur arritëm në qendrën e stërvitjes nga aeroporti. Zidane na takoi në parkingun ngjitur me makinën e tij dhe ishte një makinë me të vërtetë e bukur, natyrisht. Ne e përshëndetëm njëri-tjetrin dhe më pas u ofrua të më merrte në fushë për t’u stërvitur.

Ai po drejtohej në sediljen e përparme sikur të thoshte: ‘Shko, hyr brenda’. Por unë ngriva dhe pyeta: ‘A t’i heq këpucët?’ Hahaha! Nuk e di pse e thashë këtë. Ishte makina e Zizu! Dhe ai tha: ‘Sigurisht që jo, hajde, hyr.’

Ai më çoi në kampin e stërvitjes dhe unë po mendoja për veten time, jam në makinën e Zizu. Unë jam Kylian nga Bondi. Kjo nuk është e vërtetë. Unë mund të jem në koma në avion duke ëndërruar. Ndonjëherë, edhe kur me të vërtetë po jeton diçka, ndjehesh si në ëndërr”.