MENU
klinika

Koronavirusi

Italia në panik, anulohen 4 ndeshje të Serie A

23.02.2020 - 12:03

Italia është në panik. Janë zbuluar 79 raste të reja të koronavirusit, ndërsa janë shënuar dhe dy vdekjet e para në shtetin fqinj. Një prej zonave më të prekura nga virusi është Lombardia.

Serie A, e shtyrë nga frika e madhe për përhapjen në masë të këtij virusi, ka anuluar 4 ndeshje të sotme. Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma do të luhen në një datë tjetër.

Drejtuesit kanë frikë në grumbullimin në masë të turmave që mund të sjellin pasoja shumë të mëdha. Nuk është përcaktuar një datë tjetër se kur do të luhen këto ndeshje. Situata është e rëndë! Sot pritet të luhen Genoa-Lazio dhe Roma-Lecce.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullohen aktivitetet sportive

Koronavirusi ndal Champions dhe Formula 1