MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam shtatzënë dhe shpesh më mpihen gjymtyrët. Çfarë të bëj?

13.05.2023 - 09:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam shtatzënë dhe kam vërejtur që shpesh më mpihen gjymtyrët. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Mund të ndodhë që gjatë kësaj periudhe të ndjeni njëfarë mpirje tek duart e cila mund të shoqërohet edhe me humbjen e ndjeshmërisë tek gishtat, njëfarë dobësimi të duarve, vështirësi në kapjen e sendeve, etj. Kjo mund të shkaktohet nga kryerja e veprimeve të përsëritura me duart, si për shembull puna në kompjuter, qepja, etj. Nuk këshillohet marrja e kortizonikëve që reduktojnë dhimbjen pasi ndikojnë në zhvillimin e fetusit. Mund të merren vitamina (grupi B) të cilat kapin radikalet e lira dhe për pasojë mbrojnë qelizat e nervave duke rritur ndjeshmërinë. Ndërsa punoni në kompjuter duhet të vendosni pajisje në formë jasktëku specifik në tavolinë për të lehtësuar shqetësimet. Për më teper duhet të kosultoheni për një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të gjitha ju që dëshironi të bëheni nëna...

10 fakte të habitshme lidhur me fertilizimin In Vitro

Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?