MENU
klinika

Performanca spektakolare

Jennifer Lopez dhe Shakira-s ‘dogjën’ skenën e “Super Bowl”

03.02.2020 - 11:01

Yjet me famë botërore, Jennifer Lopez dhe Shakira ishin qershia mbi tortë e mbrëmjes spektakolare të “Super Bowl”.

Këngëtaret dhuruan një shfaqje ashtu siç vetëm ato dinë në çdo pushim mes pjesëve të ndeshjes. Performanca e hyrjes ishte më e bukura që ishte parë ndonjëherë dhe vajzat ngritën publikun në këmbë. Energji, kërcim, dhe plot muzikë të mirë.

Dy këngëtaret u ngjitën në skenë me një qëllim të përbashkët, për të elektrizuar publikun dhe ia dolën më së miri. Artistet performuan këngët e tyre më të njohura dhe sigurisht bashkë me to këndoi edhe publiku.

Performanca e tyre u vlerësua edhe nga artistët e tjerë, Lady Gaga tregoi në Twitter se kjo ishte gjëja më e bukur që kishte parë kohët e fundit.

Fitues i “Super Bowl” u shpall Kansas City pas 50 vitesh, hera e fundit që Kansas fitonte një finale të “Super Bowl” ishte viti 1970.