MENU
klinika

Rama zbardh detaje

“Jo vetëm 18 zona të reja zhvillimi…”

01.02.2020 - 12:47

Kryeministri Edi Rama jep detaje mbi planin e rindërtimit, të prezantuar një ditë më parë. Përmes një mesazhi të gjatë në Facebook, kreu i qeverisë thekson se përveç 18 zonave të reja të zhvillimit, që janë parashikuar të ndërtohen në 8 bashki, janë në pritje për miratim edhe zona të tjera për zhvillim, në disa bashki të vendit.

Gjithashtu, kryeministri njofton se ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, si dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.

Mesazhi i Ramës:

Raport i përmbledhur për këdo ndër ju që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit.
• Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 ZONA TË REJA ZHVILLIMI, në 7 bashki:
• Kurbin: 2 zona
• Kruje: 3 zona
• Tirane: 9 zona
• Vore: 1 zonë
• Shijak: 1 zonë
• Durrës: 1 zonë
• Kavajë: 1 zonë

 

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.
Zonat e tjera për zhvillim në pritje për miratim janë:

1. Krujë (Qytet dhe fshat)
2. Kamza (Qytet)
3. Lezha (Qytet)
4. Durrësi (Qytet)
5. Kavajë ( Golem)
6. Shijak (Rurale)
7. Kurbin (Fshat)

• Procesi i shpronësimeve pjesore në Zonat e miratuara për zhvillim

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, Bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.
Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

• Planet e detyruara vendore (PDV)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake. Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Lac, Zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorezimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

1. Lac, zona 1/1: 24 shkurt
2. Thumana, zona 1: 25 shkurt
3. Shijak, zona 1: 25 shkurt

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

• Modelet e shtëpive për zonën fshat

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

• Procesi i vlerësimit të thelluar

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

• Platforma e aplikimeve

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave. Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative

Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanē nisur. Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin