MENU
klinika

Serie A, Java 24

Juventus ia del ndaj Brescia-s pa Ronaldon

16.02.2020 - 16:59

Juventus ka bërë “detyrën” e shtëpisë ndaj Brescia-s, duke fituar 2-0 dhe duke u shkëputur nga dy ekipet ndjekëse për momentin. Bardhezinjtë bëjnë tifo për një barazim në mbrëmje për Lazio-Inter.

Kampionët në fuqi kanë luajtur pa Cristiano Ronaldon, por gjithsesi, nuk e kanë diskutuar fitoren përballë një skuadre që po vuan në fundin e renditjes. Juventus shënoi nga një gol për secilën pjesë loje.

Fillimisht ishte Dybala në 38’ që kalon vendasit në avantazh. Por një minutë më pas miqtë kishin mbetur me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Aye.

Në të dytën, në 75’, Cuadrado shënon golin e sigurisë. Në fushë u rikthyer edhe Chiellini pas dëmtimit të gjatë. 10 minutë lojë edhe për mesfushorin shqiptar Emanuele Ndoj për Brescia-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN