MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Kam njolla kafe në fytyrë nga mosha. Si hiqen?

28.02.2020 - 13:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam njolla kafe në fytyrë nga mosha. Si hiqen?

Përgjigjet dermatologia: Njollat e moshës janë rezultat i një prodhim të tepërt të melaninës, apo pigmentit të lëkurës. Mjekët akoma nuk e kanë kupuar se përse njollat e  moshës zhvillohen. Megjithatë dihet se njollat  moshës janë më të zakonshme në personat mbi 40 vjeç, që kanë një lëkurë të ndjeshme dhe histori të shpesht të ekspozimit të diellit. Ato shfaqen pavaresisht nga seksi apo rraca, kryesisht në fytyrë, me duar, në shpatulla, në pjesën e sipërme të shpinës dhe në parakrahët. Acid fitik është një antioxidant natyral bimor qe gjenden kryesisht në krunde, fara, drithëra dhe fara frutash. Për vite të tëra acid fitik ka qenë përdorur si një antioksidant në industrinë ushqimore, një mbrojtës anti-oksidimit metalik dhe është duke u përdorur në stomatologji për të rritur rezistencën e dhëmbëve kundër sëmundjeve periodontale. Acidi fitik ka shumë për të ofruar edhe në fushen kozmetike . Ai eshte nje perberes mjaft i fuqishem per zbardhjen e njollave te lekures. Për më tepër ju këshilloj një vizitë dermatologjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.