MENU
klinika

Messi i entuziazmuar

“Kam pritur vite për të luajtur në ‘San Paolo’”

20.02.2020 - 13:44

Para ndeshjes me Napolin, Lionel Messi dha një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”, ku ka folur edhe rreth sfidës së ardhshme në Champions League.

Argjentinasi zbuloi se ka dashur prej shumë kohësh të luajë në një stadium si “San Paolo”, të cilin më parë e “ka pushtuar” Maradona. Ai e di pasionin e napolitanëve për futbollin.

“Kam dashur të shkoj në atë stadium për një kohë të gjatë, por ne kurrë nuk kemi pasur mundësinë. Më në fund, erdhi momenti dhe jam shumë i entuziazmuar të shoh se si duket, edhe pse tani është ndryshe. Ai është rinovuar dhe njerëzit kanë ndryshuar.

Eksperienca e të luajturit atje do të jetë shumë e bukur. Njerëzit janë shumë të apasionuar dhe ëndërrojnë që nëse Maradona ishte atje, pse nuk mund të vijë Messi? Po, unë e di se napolitanët janë të çmendur për futbollin. Lavezzi më ka thënë ata jetojnë për futbollin dhe unë jam shumë i entuziazmuar që shkoj atje.

Për t’u kualifikuar, duhet të jemi më të qëndrueshëm në lojën tonë. Ne duhet të mësojmë gjërat e reja, që po i zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të kemi më shumë besim dhe të mos bëjmë gabime pa kuptim si ato në Romë ose Liverpool” – u shpreh kapiteni i Barcelonës, Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-ndihmësit të “Tata”-s

“E gjeta Messin që po qante si një fëmijë”