MENU
klinika

Sulmuesi jep edhe asist

Kamberi shënon golin e parë me Rangers

23.02.2020 - 16:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, ka gjetur golin e parë me fanellën e Rangers ditën e sotme. Vetëm katër minuta i kanë mjaftuar për të shënuar një supergol, pasi ka ardhur në lojë në llimin e pjesës së dytë.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar pas një goditje perfekte në trekëndësh në minutën e 50-të, duke barazuar shifrat 1-1 ndaj St. Johnstone. Kamberi dha edhe asistin e golit të dytë për ekipin e tij.

Një super ndeshje e sulmuesit kuqezi, por në fund ndeshja është mbyllur 2-2. Një pikë që pak vlen për të dyja skuadra, me Rangers që mbetet në vendin e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”