MENU
klinika

“Veten dua gjallë”

Kënga e re e Aurela Gaçes ka një mesazh të fortë

21.02.2020 - 10:38

Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka njoftuar se do të sjellë për publikun një këngë të re. Kënga mban titullin “Veten dua gjallë” dhe do të hidhet në treg ditën e sotme në orën 18:00.

Nga titulli i këngës u kuptua se do të kishim të bënim me një tekst të dhimbshëm dhe ashtu qenka. Aurela ka publikuar në Instagram-in e saj një pjesë nga kënga dhe shihet se ajo ka një mesazh te fortë.

Në klipin e këngës, Aurela ka vendosur të marrë vetë pjesë dhe luan rolin e një gruaje të dhunuar nga bashkëshorti. Kënga është frymëzuar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur dhe nga komentet, njerëzit duket se mezi po presin ta dëgjojnë.

“Me kaq sa shihet në klip, kënga do të jetë një mesazh i fortë për të gjithë”, shkruan një komentues.Shpresojmë që kënga të shkojë në veshin e duhur!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në sheshin “Skënderbej”

Divat e muzikës që sfiduan të ftohtin

‘Nesër’, mbrëmje humanitare

Inva Mula dhe 50 artistë të tjerë bëhen bashkë