MENU
klinika

Ja si e thërret ai me përkëdheli

Kënga e re e Elgit Dodës, dedikim për Klea Hutën?

17.02.2020 - 14:28

Elgit Doda u zgjua këtë mëngjes dhe vendosi t’i dedikojë disa vargje romantike partneres së tij Klea Huta. Kantautori i njohur ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke kënduar një pjesë teksti nga një këngë e pa dëgjuar më parë.

Nuk e dimë nëse ai ia dedikon Kleas këtë këngë, por përderisa i ka bërë tag në postim “mjelmës” së tij, të bën të mendosh se po.

kolana e librave

“Mirëmëngjes bejb, dukesh sikur mjelmë, sytë e tu ndriçojnë, si me qenë diell”, dëgjohet të thotë Elgiti.

Epo këto vargje kaq romantike mund t’i drejtohen vetëm personit të zemrës!

Pak kohë më parë, çifti simpatik Klea Huta dhe Elgit Doda dha lajmin e bukur se ka lidhur kurorë në fshehtësi. Ata janë në pritje të ëmbël, dhe shumë shpejt do të bëhen prindër të një vogëlushi.