MENU
klinika

Capital T në momente romantike

Kënga e shumëpërfolur doli!

14.02.2020 - 15:01

Katër ditë më parë, Capital T çmendi rrjetin me një pozë pranë kullës Eiffel në Paris, ku shfaqej i përqafuar me një vajzë. Reperi mbante në dorë një trëndafil të kuq, ndërsa me dorën tjetër përqafonte vajzën misterioze teksa të dy qëndronin të kthyer me shpinë.

Në këtë mënyrë ai zbuloi se është duke punuar për një projekt të ri muzikor, i cili sapo është publikuar. Kënga mban titullin “JE T’IAME” dhe klipi ngjan me një film ku protagonist është vajza e shumëpërfolur, identitetin e së cilës e zbuluam pak më parë.  Modelja simpatike quhet Vika Gosh dhe identitetin e saj na e zbuloi vetë Capital T.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN