MENU
klinika

Shtyhet vendimi për kreun e Gardës

“Kërkoj kohë të provoj pastërtinë”/ Vettingu i jep mundësi të dytë

07.02.2020 - 10:00

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit ka shtyrë vendimin për kreun e Gardës së Republikës Gramos Sako, pasi ky i fundit kishte depozituar një kërkesë për të marrë më shumë kohë për të vërtetuar sipas tij pastërtinë e figurës.

Komisioni e pranoi kërkesën duke shtyrë datën e vendimit. “Trupa e vlerësimit u mblodh sot dhe vendosi të marrë në konsideratë kërkesën e subjektit për të garantuar një proces të rregullat dhe ligjor, merr kohë për vlerësimin e të dhënave” tha drejtuesja e trupës.

Në seancën e kaluar dëgjimore të zhvilluar në datë 5 shkurt, komisioni doli në përfundimin se Sako ka fshehur pasurinë dhe madje ka punësuar edhe mbesën juriste. Për të gjitha konkluzionet që nxori Komisioni, Sako kërkoi më shumë kohë për të dokumentuar sipas tij se është i pastër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vendi është gati për hapjen e negociatave me BE

Raporti i GRECO për korrupsionin, Shqipëria shënon progres

Prishja e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit

Kurum padit Shqipërinë, kërkon 100 mln euro dëmshpërblim