MENU
klinika

Ndeshja në “Air Albania”

Kombëtarja U-16 e femrave merr fitoren e parë

11.02.2020 - 17:21

Kombëtarja U-16 e femrave në futboll ka arritur një fitore të pastër në ditën e sotme, teksa ka mposhtur në “Air Albania”, Lituaninë me rezultatin 3-1.

Në sfidën e cila vlen për “UEFA Development Tournament”, të besuarat e trajnerit Agustin Kola nuk kanë zhgënjyer, duke korur një sukses të merituar.

Serinë e golave për kuqezinjtë e hapi Iljadhi në minutën e 31, ndërsa në pjesën e parë vajzat e Kombëtares gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 39 falë Qoses.

Ndërkaq, ishte po Qose e cila në fraksionin e dytë të sfidës realizoi edhe golin e tretë e të dytin personal duke siguruar fitoren. Shqipëria U-16 do të zbresë sërish në fushë pas dy ditëve, ku përballë do ketë Gjeorgjinë, ndërsa më datë 16 shkurt luan me Malin e Zi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN