MENU
klinika

Vajzat e reja bindin në "Air Albania"

Kombëtarja U-16 merr fitoren e dytë

13.02.2020 - 16:36

Kombëtarja e femrave U-16 merr fitoren e dytë në Turneun e Zhvillimit të UEFAs, që po organizohet nga ana e FSHF në Tiranë dhe Elbasan. Vajzat kuqezi të drejtuara nga tekniku Agustin Kola triumfuan me rezultatin 3-1, përballë Gjeorgjisë.

Golat u shënuan nga Qosja ’19, Coka ’44 dhe Shahaj ’60. Goli i vajzave gjeorgjiane u shënua nga Sulashvili në minutën e 21-të. Kjo ishte një ndeshje e shkëlqyer e vajzave tona ku pati interes si kurrë më parë, nga rreth 5000 të rinj, nxënës dhe studentë që mbushën ulëset e “Air Albania Stadium”.

Në fund të takimit, vajzat kuqezi, u bënë një thirrje të gjithë të rinjve, nxënësve, studentëve dhe prindërve t’i mbështesin në ndeshjen e fundit përballë Malit të Zi, ditën e diel, datë 16 shkurt ora 14:00 në “Air Albania Stadium”, ku hyrja është falas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN