MENU
klinika

"Do krijohet Akademi Transparence"

Konferenca e Donatorëve, reagon ambasadorja e SHBA

20.02.2020 - 18:13

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me Konferencën e Donatorëve. Kim shprehet se përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore. Ajo shton se kjo është arsyeja se përse do të krijohet një Akademi Transparence.

foto galeri

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shkruan ambasadorja amerikane në “Twitter”.