MENU
klinika

Një 36-vjeçare që vinte nga Italia

Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Greqi

28.02.2020 - 09:31

Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Greqi. Mësohet se nga virusi është prekur një 36-vjeçare greke, banore e Athinës, e cila raportohet se kishte udhëtuar në Itali kohët e fundit.

Siç raportojnë mediat greke, gruaja ka shfaqur simptoma gripi të lehtë, pa komplikacione, e cila ndodhet në spitalin e Athinës “Atikon”.

Kujtojmë se 3 personat e tjerë të prekur janë 2 gra dhe një fëmijë, që më herët kishin udhëtuar në Itali.