MENU
klinika

Një person nga Italia e Veriut

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Austri

26.02.2020 - 09:15

Transmetuesi publik austriak ORF raporton se autoritetet kanë konfirmuar rastin e parë të Covid-19 në vend.

ORF citoi autoritetet në shtetin perëndimor të Tirolit të kenë thënë se një nga dy rastet e konfirmuara përfshinte një person nga Italia e veriut.

Nuk ishte e qartë nëse individi kishte udhëtuar së fundmi atje.

ORF raportoi se pacientët aktualisht kanë ethe të lehta dhe janë duke u izoluar në një spital të Innsbruck-ut.

Po ashtu edhe Kroacia konfirmoi rastin e parë të martën, te një i ri që kishte udhëtuar në qytetin italian Torino.//AA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme