MENU
klinika

“Rrofsh moj grua, më kurseve…”!

Kongresi i PS/ Rama flet si kurrë më parë për Lindën

28.02.2020 - 18:45

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ndryshe në ditën e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, që nisi me forumin e gruas, dhe që do të zgjasë tri ditë.

Si kurrë më parë, kryeministri foli për bashkëshorten e tij, Lindën, e cila mbajti fjalën e saj para Ramës, ku u duk se bëri “opozitën” brenda Partisë Socialiste. Për këtë arsye, Rama e nisi fjalën e tij me batutë, duke thënë se Linda është opozita e tij më e fortë, por nuk munguan as falënderimit publike të kryeministrit për bashkëshorten, teksa tha se ajo është shtylla e shtëpisë së tij.

Fjala e Ramës:

E dëgjuat zërin e opozitës sime më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën, se ishte shumë më e moderuar sot, ndryshe nga debati familjaro-katundar mbrëmë në shtëpi. Rrofsh moj grua, që më kurseve në sy të këtyre shoqeve dhe kusurin do ta marr sot në Surrel për gjithçka nuk u tha këtu. Në atë opozitë që kemi në rrugë ne, do më dukej vetja më i madhi i krejtve në botë. Shyqyr Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn në debatet tona të brendshme, se kur vijnë dy të mëdhenjtë them ‘ku je o Lul’.

Unë dua ta falënderoj këtu Lindën jo thjesht për faktin shumë të rëndësishëm që më ndihmojnë të rri me këmbë në tokë, por edhe për faktin se është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi, që falë Lindës, është anti-sizmike dhe përballon tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj fëmijëve nuk iu mungon në asnjë moment mbrojtja shpirtërore, mbështetja, kujdesi prindëror, që fatkeqësisht unë e kam të pamundur t’ua jap sa e si duhet.

Falë Lindës unë nuk kam qenë kurrë vetëm. Më vjen shumë keq, që aq padrejtësisht, Lindës i është dashur të përballojë baltën e mëhallës të opozitave tona, por ky është çmimi që duhet të paguash kur vendos të merresh me politikë në këtë vend, dhe aq më tepër kur të bie hisja, që të kesh përballë llojin më të ulët të konkurrentëve, që kemi pasur për vite e vite të tëra.

Dua të them tre gjëra: E para, çështjen e vendosjes së një gruaje bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste mos e lëshoni dhe mos toleroni që burra si ai që Majlinda Bufi, pasi i vuri duart në fyt, hëngri dajak ai, bëjani siç ja bëri ajo. Është themelore që organizata socialiste të ndryshojë. Jeni arma e fundit që imagjinata ime ka pjellë pas shumë e shumë reformash, sistemesh. Duke filluar nga koka e çdo organizate, duhet kaluar më poshtë.

E dyta, jam dakord me Besën për futjen e teksteve në shkolla.
E fundit, ka vetëm një gjë që nuk shkon, të më thoni z.Rama. Aman ma hiqni këtë z.Rama se më duket tmerr. Është edhe ky një zhvillim i jetës sonë. Më parë, unë i thoja shoku Gramoz dhe ai më thoshte shoku Rama, kur sot unë i them shoku Gramoz, ai më thotë z.Rama. Gramozi është shoku më i mirë që kam në PS. Në sy të gruas iu përulem me shumë respekt dhe iu shpreh të gjithë dashurinë time.

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos