MENU
klinika

"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë

23.02.2020 - 11:38

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për dyfishimin e personelit mjekësor dhe kontrolleve në pikat kufitare është vënë në praktikë në pikën doganore të Morinës.

Dy ekipe mjekësh monitorojnë situatën në 24 orë, ndërsa shprehen se ata kanë infrastrukturën e duhur për identifikimin e rasteve, ku fatmirësisht prej një muaji që janë në vëzhgim të pasagjerë që hyjnë dhe dalin, nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar. Mjeku Fatjon Zeneleaj, epidemiolog pranë njësisë vendore të shëndetësisë Kukës, tha se situata është nën kontroll dhe se ka pasur hyrje të shtetasve kinezë nga zonat e prekura, por gjatë muajve të fundit nuk kanë udhëtuar në Kinë dhe për këtë arsye kanë rezultuar të pastër nga koronavirusi. Gjithashtu ai tha se në doganë ndodhet gati dhe dhoma e karantinës nëse do të ketë raste dyshuese se janë prekur nga virusi vdekjeprurës.

‘Ne ndodhemi këtu prej një muaji në pikën doganore të Morinës, monitorojmë situatën me dy grupe në 24 orë. Pas shfaqjeve të rasteve në Itali, Task Forca ka vendosur të dyfishojë personelin në pikat kufitare dhe kjo gjë ka ndodhur. Kontrollet janë të vazhdueshme ndërsa i kushtohet më shumë rëndësi personave që vijnë nga harta e zonave të prekura. Deri tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar. Ne jemi pajisur nga Ministria e Shëndetësisë me maska, termometrin për matjen e temperaturës në distancë, kemi gati dhomën e karantinës për çdo rast dyshimi, nuk na mungon gjë, kemi infrastrukturën e duhur. Kemi pasur ardhje të personave nga zonat e prekura, por nuk kemi pasur raste që kanë shfaqur koronavirus. Kemi pasur edhe shtetas kinez, por që nuk kanë udhëtuar nga Kina gjatë muajve të fundit’, tha mjeku Zenelaj.

Në pikën kufitare të Morinës, prej një muaji ndodhet personel mjekësor që kontrollojnë personat që vijnë nga harta e zonave të infektuara.

Morina mban numrin më të lartë të hyrje-daljeve në shkallë vendi për vetë pozicionin gjeografik me Kosovën por edhe në rajon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë


GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit