MENU
klinika

Pezullohen aktivitetet sportive

Koronavirusi ndal Champions dhe Formula 1

12.02.2020 - 18:08

Shifrat rriten dhe rreziku nga koronavirusi sa vjen e bëhet më i madh. Për këtë arsye, drejtues të Konfederatës Aziatike të Futbollit kanë vendosur të shtyjnë aktivitetet futbollistike në pjesën Lindore të Azisë të paktën deri në prill.

E prekur nga ky vendim është edhe gara më e rëndësishme në Azi, Champions League, me sfidat që do të luhen pas datës 7 prill. Deri më tani, futboll po luhet vetëm në pjesën perëndimore të kontinentit, teksa në Vietnam janë anuluar të gjitha ngjarjet sportive.

Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka marrë vendimin për të pezulluar garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Kjo garë ishte planikuar të zhvillohej më 19 prill në Shanghai.

konica sportkonica sport mobile

Për momentin nuk ka asnjë alternativë për zhvillimin e kësaj gare. Ky vit (2020) konsiderohej si një vit rekord, pasi do të zhvilloheshin për herë të parë 22 gara. Gjasat janë që kjo garë të zhvillohet në fund të sezonit.

Gjithashtu, për një tjetër datë është shtyrë edhe Kampionati Botëror i Golfit për femra i parashikuar për t’u mbajtur në Singapor. Në rrezik për të mos u zhvilluar këtë vit janë edhe Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.

Koronavirus ka vrarë deri më tani më shumë se 1168 njerëz në Kinë. Në të gjithë botën përllogariten rreth 45 mijë persona të prekur. Autoriteti shëndetësor Hubei në Kinë raportoi se 94 persona humbën jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN