MENU
klinika

Në Azi

Koronavirusi, rrezikojnë 2 gara të Formula 1

03.02.2020 - 19:10

Koronavirusi, që ka prekur muajin e fundit Kinën, ka vënë në rrezik jo vetëm garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, që zhvillohet më 19 prill, por edhe atë të Vietnamit, që zhvillohet dy javë më herët, më 5 prill.

Sipas mediave britanike, Formula 1 po monitoron situatën, me dy garat që janë në dyshim për t’u zhvilluar. Gara e Vietnamit debuton këtë vit në Formula 1 dhe rrezikon të anulohet apo shtyhet në rast se virusi përhapet më gjerë në rajon.

“Ne po monitorojmë situatën çdo ditë dhe do të shohim se si do të jenë gjërat deri në mars para se të marrim një vendim zyrtar. Jo vetëm Kina, por edhe Vietnami na ka kërkuar asistencë, ndaj jemi gati t’i mbështesim. Mund të kemi edhe shtyrje të garave në muajt e verës”, – thanë drejtues të Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN