MENU
klinika

"Ari arrin nivelin më të lartë të 7 viteve"

Koronavirusi “trondit” bursat, bie çmimi i naftës

25.02.2020 - 14:19

“Tërmet” edhe në bursë. Ari shënoi një ngjitje në tregjet aziatike.

Përhapja e koronavirusit, rreziqet e të cilit janë njohur edhe nga G20, e shtynë metalin e çmuar në nivelin më të lartë në shtatë vitet e fundit.

Në vend të kësaj, çmimi i naftës shënoi ulje. Brent,nafta e papërpunuar evropiane, humbi më shumë se 3%, ndërsa American West Texas Intermediate ra me 3%.

Frika për përhapjen e epidemisë ka dhënë efekt edhe në bursat evropiane, të cilat janë hapur me rënie.

Piazza Affari shënon një -3.5% në hapje ndërsa Londra lë 2%, Parisi humbet 2.55% dhe Frankfurti humbet 2.56%.