MENU
klinika

Shkëmbejnë 314 milion euro mallra

Kosovë-Shqipëri/ Barrierat jo-tarifore dëmtojnë bizneset

17.02.2020 - 14:27

Shkëmbimet tregtare me Kosovën gjatë muajit Janar kanë arritur në vlerën e 2 miliardë lekëve, apo 16.5 milionë eurove, me një rritje prej 5.3 milionë eurosh krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme, të publikuara nga Instituti i Statistikave, pjesën më të madhe e zënë eksportet e produkteve shqiptare drejt Kosovës me vlerë rreth 1.6 miliardë lekë, ndërsa importet janë më pak se gjysma e tyre dhe arrijnë në vlerën e 464 milionë lekëve.

Ndërsa vlera totale e shkëmbimeve të mallrave për gjatë gjithë vitit 2019 mes dy vendeve, arriti në rreth 38 miliardë lekë apo rreth 314 milionë euro, ku sërish peshën më të madhe e zënë eksportet.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Po ta krahasojmë me vitin 2018, rritja është rreth 2 miliardë lekë, çka tregon që taksa që Kosova ka vendosur ndaj produkteve Serbe në fund të 2018-ës, të ketë pasur një ndikim minimalist.

Por përpos këtyre shifrave dhe pavarësisht 50 marrëveshjeve të nënshkruara midis dy shteteve, barrierat tregtare jo tarifore dhe teknike mes tyre, që janë ngritur herë pas here si shqetësim nga bizneset, bëjnë që potencialet për shkëmbime të mbesin ende të pashfrytëzuara. Sipërmarrësit e kanë ngritur si shqetësim tarifën e kalimit në rrugën e kombit, ndërsa kanë kërkuar një politikë të përbashkët mes dy vendeve sa i takon bërjes biznes.