MENU
klinika

Meta: Përshëndes vlerësimin e merituar...

Kryepeshkopi Anastas merr çmimin ndërkombëtar

15.02.2020 - 10:37

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur sot vlerësimin me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020” të kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatas.

Meta e cilëson një vlerësim të merituar dhe thekson se kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.

Mesazhi i Presidentit Meta
E përshëndes vlerësimin e merituar të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën. Kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.

I gëzuar që ky lajm i mirë vjen pak ditë pasi në emër të Shqipërisë i konfirmova Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo se jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare. Ky vlerësim i rëndësishëm jepet një herë në dy vjet, nga Lëvizja e Fokolarëve personaliteteve ndërkombëtare që kanë kontribuar në përqasjen dhe në mirëkuptimin e komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore e fetare.

Fokolarët janë një “Lëvizje për ripërtëritje shpirtërore dhe sociale” romano-katolike, që ka për qëllim arritjen e paqes dhe të bashkekzistencës paqësore midis njerëzve dhe popujve. Ata numërojnë reth 140.000 anëtarë dhe veprojnë në 180 vende. Prej vitit 2002 kanë themeluar çmimin në fjalë për nder të Klaus Hemmerle (1929-1994), “këtij ndërtuesi urash” shpirtërore, i cili ka qenë Episkop i Aahen (1975-1994) dhe profesor i Filozofisë së Fesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


50-vjetori i ndeshjes historike

Presidenti dekoron ikonat e basketbollit