MENU
klinika

Zbardhet biseda

Kryeprokurori Çela takon ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt

17.02.2020 - 14:32

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Bernd Borchardt.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen.

Në takim u diskutua rreth forcimit të kapaciteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE. Ky studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

Në takim u diskutua edhe mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.