MENU
klinika

"Kosova asht jona"

Kur gazeta e qeverisë së Ismail Qemalit protestonte

17.02.2020 - 17:31

       Nga Roland Qafoku

1913-2008. Për 95 vjet, Fuqitë e Mëdha e shkëputën Kosovën nga trupi amë dhe ia dhanë Serbisë. Ky është numri i 18 shtatorit të vitit 1913 të gazetës së qeverisë së Ismail Qemal Vlorës “Përlindja e Shqipëniës”, editoriali i të cilës, që nga analiza e tekstit unë besoj se është shkruar nën drejtimin e kryeministrit Vlora dhe drejtorit Dhimtër Berati, është një kundërshtim publik i vendimit të Konferencës së Ambasdorëve në Londër sipas të cilës

Kosova i jepej Serbisë. Për 95 vjet, ndaj popullisë shqiptare në Kosovës, serbët kanë kryer genocidin e dytë më të rëndë pas asaj që kanë bërë gjermanët ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, Kosova nuk u shua dhe nuk u asimilua falë idealit patriotik që rrallë mund ta mbajë një popull në ato kushte. Ajo jetoi me një sakrificë sublime të një populli që derdhi lumenj gjaku, por edhe me mbështetjen e SHBA, derisa erdhi 17 shkurti i vitit 2008. Gëzuar 12-vjetorin e pavarësisë Kosovë!

Për më shumë lajme, www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit