MENU
klinika

Çfarë i ndalon FSK-së ky pakt?

Kurti nxjerr marrëveshjen sekrete të Thaçit

26.02.2020 - 12:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, raporton Gazeta Express. Sipas këtij njoftimi, kjo është bërë përmes disa shkëmbimit të letrave të datës 19 prill të vitit 2013-të, kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z..

“Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka potencuar faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 (Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare) dhe nenin 91 (Shkarkimi i Presidentit)”, thuhet në njoftim.

“Qëllimi i kësaj shkrese është që t’ju njoftoj juve, në cilësinë tuaj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ekzistencën e marrëveshjes sekrete, si dhe për rezultatet e analizës së Zyrës së Kryeministrit”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë