MENU
klinika

NBA

Lakers bie sërish, Westbrook lë në hije James

07.02.2020 - 11:30

Los Angeles Lakers ka pësuar humbjen e 12-të sezonale dhe kjo falë 41 pikëve të Russell Westbrook. Skuadra e Houston fitoi 121-111 në parketin e lakers.

Një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Për Westbrook kjo ishte një mbrëmje magjike (arriti kuotën e 20 mijë pikëve në NBA), më i miri në fushë për teksanët, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Davis dhe 18 të James.

Pa probleme fiton skuadra e Milwaukee, ekipi me rekordin më të mirë në NBA (44 fitore e 7 humbje), duke mundur 112-101 Philadelphia. Fitorja e vendasve u vendos në pjesën e dytë, me Antetokounmpo që realizoi 36 pikë e 20 rebound.

Në ndeshjet e tjera, skuadra e Portland fitoi 125-117 ndaj San Antonio, takim ku u dalluan Lillard, me 26 pikë e 10 asist si dhe veterani Carmelo Anthony, autor i 20 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN