MENU
klinika

NBA

Lakers fitojnë pa James, Thunder mposhtin Knicks

28.02.2020 - 11:41

Skuadra e Los Angeles Lakers konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit të NBA, pas fitores 116-86 ndaj Golden State Warriors. Edhe pse pa LeBron James, skuadra e Lakers ishte superiore në parket, duke e dominuar takimin.

Më i miri i ndeshjes ishte Davis me 23 pikë. Dy periodat e para ishin të ekuilibruara, ku miqtë kalifornianë udhëhoqën vetëm më dy pikë avantazh. Diferenca u bë në periodën e tretë, ku Lakers realizuan 40 pikë, ndërsa nënkampionët e NBA vetëm 17.

Fiton edhe Oklahoma City Thunder, që mundi 112-108 Sacramento Kings, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Gallinari me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Thunder, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Barnes për miqtë.

Në Lindje, skuadra e Indiana Pacers mposhti 106-100 Portland Trail Blazers, takim ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Të pestë titullarët e Indianas realizuan mbi 10 pikë, me Sabonis që ishte më i miri me 20 pikë e 11 rebound. Ndërsa 28 pikët e McCollum mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton në shtëpi Philadelphia 76-ers, që mundi New York Knicks me rezultatin 115-106. Harris ishte më i miri i ndeshjes, teksa realizoi 34 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN